Ndërkohë që vëmendja ndaj trupave ushtarake në të gjithë botën është rritur, nisur edhe nga agresioni rus në Ukrainë, ushtria britanike po përballet me një “problem” të paparashikuar.

Duket se lëvizjet në lidhje me pranimin e trupave të të gjitha formave dhe peshave, ka prekur edhe ushtarët elitë të mbrojtjes së Mbretëreshës.

Mediat britanike raportojnë se në radhët e ushtrisë është ngritur shqetësimi se kjo lëvizje që mbështet obezitetin po bën që rekrutët e rinj të jenë “të butë”.

Lance Sgt Farren Morgan, 36 vjeç, pjesë e Shërbimit të Gardës së Mbretëreshës, tha se lëvizja ka bërë që rekrutët të kenë performancë jo të mirë fizike.

Farren, i cili punon si instruktor i trajnimit fizik për Gardën e Coldstream në Ëestminster, Londër, këmbënguli se të rinjtë duhet të ndalojnë së pretenduari se është në rregull të jesh mbipeshë.

“Rekrutët dhe kandidatët e ndikuar nga një mënyrë jetese jo shumë e shëndetjshme humbasin vëmendjen e rëndësisë së mbajtjes së vazhdueshme të një stili jetese aktiv dhe të shëndetshëm. Kjo përkthehet në një rënie të performancës fizike.

Ata nuk stërviten aq shpesh sa duhet në kohën e tyre të lirë, i shmangen stërvitjeve me intensitet të lartë që nevojiten për të shkëlqyer si ushtar dhe në fund kanë probleme për të mbajtur hapin me ushtarët e tjerë gjatë stërvitjeve ushtarake”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb