Përfaqësues nga Lista Serbe kanë zhvilluar një takim me zëvendës ndihmësin e sekretarit të shtetit amerikan, Matthew Palmer, i cili gjatë ditës së djeshme qëndroi për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Mësohet se ata i janë ankuar zyrtarit të lartë amerikan lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri. Lista Serbe beson se ky proces mund të zgjidhet vetëm në kuadër të dialogut të Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Mësohet se mesazhi i Palmer në këtë takim ishte se serbët e Kosovës mund të mbrojnë interesat e tyre vetëm kur përfaqësuesit legjitim të marrin pjesë në vendimmarrje, përcjell lajmi.net. Lista Serbe ka dal hapur kundër transformimit të FSK-së në Ushtri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb