Në Moskë u organizua parada ushtarake Dita e Fitores, për të shënuar 71-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore. Për herë të parë në Sheshin e Kuq marshuan edhe ushtaraket femra. Disa media e kanë cilësuar si “ushtria e minifundeve”.

“Minifundet mbi gju janë në kontrast të fortë me uniformat e gjithë trupave femra në ushtritë perëndimore,”- shkruan “Mirror”.

Dita e Fitores është një festë që përkujton kapitullimin e Gjermanisë Naziste ndaj Bashkimit Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore, njohur për Bashkimin Sovjetik si Lufta e Madhe Patriotike.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: