Ushtria gjermane njoftoi se po vë në dispozicion 15 000 trupa për dislokim si kundërpërgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit, pasi numri i infeksioneve të konfirmuar në vend ishte 74 000.

”Ushtarët e Bundeswehr do të dislokohen brenda 72 orësh pasi të thërriten në detyrë”, tha sot një zëdhënëse.

”Sidoqoftë, ushtria po vuan gjithashtu nga mungesa e furnizimeve mjekësore mbrojtëse”, tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Sipas të dhënave në 16 shtetet federale të Gjermanisë ka mbi 73 900 persona me koronavirus. Të paktën 879 njerëz kanë vdekur në Gjermani për këtë arsye.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb