GREQI- Shtatë ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg, siç ka deklaruar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke

Mono News shkruan sot se kjo masë është kërkuar nga kreu i shtabit dhe është maksimumi i dënimin disiplinor që jepet për anëtarët e ushtrisë greke.

Kërkesa është dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pritet që të firmoset nga ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos.

Pas kësaj, nuk dihet fati i ushtarëve, nëse do të përjashtohen nga ushtria ose jo.

Fotoja ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, por ndërkohë, historiani Arben Llalla shkruante dje se ata mund të jenë grekë, pasi identitetet e tyre nuk janë zbuluar kurrë dhe nuk ka asnjë reagim as të familjarëve. Sipas tij kjo mund të jetë një lojë e qarqeve greke për të sabotuar tryezat e përbashkëta Greqi­-Shqipëri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: