Një paralajmërim i fortë vjen nga Teherani për Shtetet e Bashkuara. “Çdo gabim i bërë nga armiqtë e Iranit – thotë zëdhënësi i Forcave të Armatosura të vendit, Abolfazi Shekarchi – veçanërisht nga SHBA dhe aleatët e tyre rajonalë, do të ishte si të qëllosh një fuçi baruti që do të djegë Shtetet e Bashkuara, interesat e saj dhe aleatët e saj në fushë”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi paralajmëron: “Ne do t’i përgjigjemi çdo kërcënimi apo agresioni amerikan”.

Deklaratat nga Teherani vijnë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se kishte anuluar në momentin e fundit goditjet kundër tre objektivave në Iran pas rrëzimit të një droni amerikan nga Irani.

Pikërisht të dielën, pritet në një vizitë në Teheran, nënsekretari britanik për Lindjen e Mesme, Andrew Murrison, i cili do të takohet me zyrtarë të lartë ekzekutivë. Në qendër të bisedimeve, pritet të jenë tensionet në rritje në rajon dhe marrëveshja e ardhshme për çështjen bërthamore: Murrison synon të kërkojë një “shkrirje urgjente” të krizës, duke shprehur shqetësimin e Londrës lidhur me “rolin e Teheranit në rajon dhe kërcënimin e tij për të ndaluar respektimin e marrëveshjes bërthamore, në të cilën Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e ankoruar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb