Forcat e ushtrisë izraelite arrestuan 23 palestinezë në bastisjet gjatë natës në gjithë Bregun Perëndimor të okupuar, njoftoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

OJQ-ja, megjithatë, nuk dha detaje në lidhje me akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve.

Nuk ka pasur asnjë koment nga ushtria izraelite lidhur me raportin.

OJQ-ja tha javën e kaluar se më shumë se 1.800 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar dhe qytete arabe brenda Izraelit që nga mesi i prillit.

Ndërkohë, Shoqata e të Burgosurve tha se dy të paraburgosur palestinezë janë ngritur në grevë urie për të 19-tën ditë me radhë duke protestuar për kushtet e tyre të burgut dhe ndalimin administrativ, një politikë që lejon autoritetet izraelite të mbajnë palestinezët pa akuza ose gjykime.

Rreth 4.400 palestinezë vlerësohet se mbahen në burgjet izraelite, duke përfshirë 39 gra, 115 fëmijë dhe 350 të arrestuar administrativë, sipas grupeve palestineze të të drejtave/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb