Administrata ushtarake e rajonit të Kievit deklaroi se periferitë në perëndim dhe lindje të kryeqytetit ishin goditur nga granatimet ruse gjatë orëve të fundit, duke shtuar se forcat ruse po gërmonin brenda disa rretheve.

Oleksandr Pavliuk, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit, tha se periferitë perëndimore të Маkariv, Bucha dhe Irpin ishin granatuar dhe se komuniteti i Bilohorodka ishte nën sulm me raketa. Pavliuk shtoi se forcat ruse po avanconin në Bucha dhe në një tjetër zonë në periferi perëndimore, Nemishaeve.

Ndërkohë, në një deklaratë ditën e sotme, u tha se forcat ukrainase rivendosën kontrollin në qytetin e Makariv, i cili është rreth 40 milje në perëndim të Kievit. Shpërthimi i predhave u dëgjua në qendër të Kievit. Dëmet më të mëdha nga bombardimet ishin në rrethet Bucha, Brovary dhe Vyshhorod.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: