Dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos këtë të enjte nga bombardimet e forcave ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë.

Mësohet se trupat ukrainase bombarduan disa qarqe në Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, duke shkaktuar viktima në fshatin Nizhneye Berezovo. Ky fakt u bë i ditur në Telegram nga guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov. Sipas zyrtarit, forcat e armatosura të Ukrainës “goditën civilët ndërsa ata po mbillnin patate në kopshtet e tyre”.

Ai tha se predhat u hodhën nga raketat Grad dhe disa prej tyre shkaktuan zjarre në disa vende. Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe pjesëtarët e zbatimit të ligjit po punojnë në vendet e incidenteve, shtoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: