“Rusia tashmë është një vend i vogël, e izoluar, kjo si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë”, kështu është shprehur ministri britanik i Mbrojtjes.

Në një intervistë për mediat e huaja ai gjithashtu  shpreh se forcat ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme dhe presidenti Vladimir Putin po izolohet në një kafaz që ai vetë e ndërtoi.

“Ushtria e tij është e rraskapitur, ka pësuar humbje të konsiderueshme. Putin jo vetëm që duhet të jetojë me pasojat që po i bën Ukrainës, por duhet të jetojë edhe me pasoja e asaj që i ka bërë ushtrisë së tij. Tashmë Putin nuk është e njëjta forcë që ka qenë. Ai tani është një njeri që po jeton në kafazin që ndërtoi vetë”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb