Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar raportet se Shteti Islamik ka shkatërruar katër helikopterë rusë në një bazë ajrore në provincën Homs në Siri.

“Të gjithë helikopterët rusë janë në bazë. Nuk kishte humbje në bazën ruse në Siri”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i kësaj ministrie.

Më 14 maj, ISIS tha se kishte sulmuar katër helikopterë të Rusisë dhe i kishte shkatërruar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: