Ushtria ruse thotë se ka rrëzuar dronë të paidentifikuar pranë bazës ajrore Hmeimim në perëndim të Sirisë.

Agjencitë e lajmeve ruse kanë cituar zëdhënësin e kësaj baze të ketë thënë se të gjithë dronët janë shkatërruar nga armët anti-ajrore.

Baza nuk është dëmtuar dhe asnjë pjesëtar i stafit nuk ka pësuar lëndime gjatë këtij incidenti, i cili ka ndodhur në mbërmjen e 30 qershorit, ka thënë zëdhënsi.

Duket se ky është sulmi i fundi me dronë në këtë bazë që shërben si qendra kryesore e operacioneve ruse në Siri, shkruan rel.

Më 22 maj, ushtria ruse kishte thënë se ka rrëzuar një dron të paidentifikuar që i ishte afruar bazës së saj arore Hmeimim.

Në një sulm tjetër, në po këtë bazë në muajin janar, ushtria ruse kishte deklaruar se ka rrëzuar 13 dronë.

Rusia kryen sulme ajrore në Siri që prej shtatorit të vitit 2015, duke ndihmuar forcat në terren të presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën civile, e cila ka hyrë në vitin e shtatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: