Forcat ruse kryen dje 18 sulme kundër kufirit të rajonit Sumy, duke plagosur dy civilë dhe duke dëmtuar infrastrukturën.

Kjo është raportuar nga administrata ushtarake e rajonit verilindor të Ukrainës, cituar nga mediat lokale. Në veçanti, granatimet me artileri të komunitetit Druzhba plagosën një civil, dëmtuan 12 shtëpi dhe disa hekurudha. Në Seredyna-Buda, predha me mortaja dhe artileri plagosi një civil dhe shkaktoi dëme në ndërtesa private dhe administrative.

Që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, komunitetet kufitare të rajonit Sumy kanë qenë objektiva të shpeshta të bombardimeve ruse. Më 2 shtator, një oficer policie u vra gjatë një bastisjeje në Seredyna-Buda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: