SIRI– Ushtria e Sirisë tha se ka marrë kontrollin e plotë të të gjitha zonave përreth kryeqytetit Damask – për herë të parë në gjashtë vjet.

“Damasku dhe rrethinat janë krejtësisht të sigurta”, tha zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Ali Mayhoub.

Njoftimi u bë pasi trupat qeveritare pastruan kampin e refugjatëve palestinezë Yarmouk dhe qarkun Hajar al-Asvad nga militantët e Shtetit Islamik.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011 me protesta kundër presidentit Bashar al-Assad.

Vitin pasues, qeveria ka nisur të humbë kontrollin e zonave të Damaskut përballë xhihadistëve dhe rebelëve.

Luftimet kanë lënë së paku 350 mijë njerëz të vrarë dhe kanë zhvendosur mbi 100 milionë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb