STAMBOLL- Ushtria turke ka ndaluar personelin e saj të shkojë në Rusi për pushime nën kuadrin e tensioneve mes dy vendeve që prej shkatërrimit të një bombarduesi rus nga aviacioni turk pranë kufirit sirian.

“Shtabi i përgjithshëm ia ndaloi personelit të tij dhe kadetëve të akademisë ushtarake të shkojnë në Rusi për pushime për arsye sigurie”, raportoi sot agjencia Anadoll.

Turqia dhe Rusia po kalojnë krizën më të keqe diplomatike që prej Luftës së Ftohtë, pasi një avion ushtarak rus u rrëzua më 24 nëntor nga aviacioni turk.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: