Ushtria ukrainase ka rrëzuar një tjetër avion rus të llojit “Su-25”. Avioni është rrëzuar pranë Volnovakha-s, raportojnë mediat.

Sipas tyre, ushtarët janë vendosur në kërkim të pilotit, që i ka mbijetuar rrëzimit. Ai duhet të japë përgjigje për bombardimet mbi shtëpitë e banimit dhe infrastrukturat e mbushura me civilë. Ukraina këto ditë ka pretenduar se ka shkatërruar dhjetëra avionë dhe helikopterë rusë.

Ata kanë shtuar se i kanë shkaktuar armikut humbje të mëdha në njerëz e mjete luftarake. Pretendime të ngjashme kanë edhe rusët.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb