Ka shumë persona të cilët për shkak të predispozitave gjenetike kanë rrezik të rritur nga shfaqja e tensionit të lartë të gjakut (hipertensioni). Në vend të konsumimit të ilaçeve, shkencëtarët pohojnë që është koha të fillojnë me ushtrimet e rregullta.

Vetëm 150 minuta shëtitje në javë, vetëm 20 minuta në ditë, mund të përmirësojnë shëndetin tuaj në mënyrë të konsiderueshme.

Shkencëtarët nga Universiteti South Carolina në Columbia, në periudhën prej 5 vjetësh kanë përcjellë shëndetin e 6.300 njerëzve në moshën prej 20 deri 80 vjeç, ndërsa rezultatet janë publikuar në revistën “Hypertension”.

Një e treta e pjesëmarrësve ka pasur të paktën një prind i cili ka pasur hipertension të zhvilluar, shkruan “Koha”. Ata persona kanë pasur për 34 për qind rrezik më të madh për të pasur hipertensionin, për dallim nga personat të cilët në historinë e sëmundjes brenda familjes (anamneza familjare) nuk kanë pasur të shënuara raste të hipertensionit.

Më shumë se 1.500 pjesëmarrës kanë zhvilluar hipertensionin gjatë hulumtimit, transmeton Koha.net. Megjithatë, personat që kanë ushtruar rregullisht kanë pasur për 42 për qind rrezik më të vogël nga zhvillimi i hipertensionit, pavarësisht anamnezës familjare.

“Rezultati i këtij hulumtimi vërteton rëndësinë e ushtrimeve. Madje 150 minuta shëtitje në javë do të reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i hipertensionit”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimi prof. Robin Shook.

Hipertensioni kryesisht nuk ka simptoma, prandaj edhe e quajnë “vrasës i heshtur”. Shkencëtarët kanë dëshmuar që hipertensioni rrit rrezikun nga zhvillimi i arterosklerozës, sulmit në zemër dhe tru, dëmtimi i veshkave, verbëria dhe ngjashëm.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: