Pronari i një subjekti në Durrës është ndëshkuar me 1 milion lekë, pasi po ushtronte aktivitetin e tij pas orarit të përcaktuar të mbylljes në kuadër të masave anti-covid. Bëhet fjalë për lokalin në pronësi të shtetasit me inicialet H.D., në lagjen nr.13.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasin V. K., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke vijuar aktivitetin në subjektin e tij në Maminas, jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me aktin normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb