BERAT

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. R. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. H., dhe e ka kërcënuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb