Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga ka rënë i riu Luis Rredhi, banues në Rreth-Libofshë, ndërsa gjatë aksionit, blutë e Fierit kanë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, përkatësisht Driton Nikiqi dhe Pëllumb Shpata, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Rr., 31 vjeç, banues në Rreth-Libofshë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 41 vjeç, banues në Kosovë, pasi në Levan është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin P. Sh., pasi në Kuqar, Patos, duke djegur barëra të thatë në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb