MAT

Ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes së tij, arrestohet një 30-vjeçar në Klos.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 30 vjeç, banues në Klos, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gjyshes së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: