DURRËS

Një rast dhune ka ndodhur në një çerdhe private në Durrës. Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bënë me dije se është proceduar penalisht shtetasi G. D., 61 vjeç, banues në Durrës.

61-vjeçari dyshohet se në ambientet e çerdhes private për fëmijë ku ai punon, ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur 2 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: