TIRANE- Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ndaj 62-vjeçares me inicialet F.H., është lëshuar menjëherë urdhër mbrojtje. Të njëjtat burime thanë se shtetasi me inicialet K.K, pasi ka rrahur nënën e tij, i ka vjedhur asaj edhe 4 thasë me mbetje të riciklueshme.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, shtetases F.H, vjeç 62 banuese në Tiranë dhe i ka vjedhur 4 thasë me mbetje të riciklueshme, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 134 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb