Policia e Himarës ka arrestuar një 50-vjeçar në Himarë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Prangosja e tij u bë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Dhërmi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb