Policia e Korçës bën me dije se ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po ashtu, policia ka proceduar dhe dy persona të tjerë për vepra të tjera penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.F, 41 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij shtetases V.F, 66 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

————–

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L.M, 43 vjeç, banues në fshatin Beragozhdë, pasi në rrugën “1 Maji” në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksëagen”.

E.V, 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr 9 në Korçë ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb