Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur dy raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, duke arrestuar tre perseona.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë aktivitet, si dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.
Policia e Tiranës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në dy lokale zhvillohej veprimtari e paligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtyre lokaleve.
Si rezultat i kontrollove, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij, në një kompjuter të ndezur është i është gjetur një faqe interneti e cila dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, në mënyrë të paligjshme.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. G., 53 vjeç dhe R. D., 23 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke luajtur lotari sportive, nëpërmjet telefonave të tyre. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit e mësipërm për të ushtruar këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtari e tyre e jashtëligjshme, 4 aparate celular dhe njësia kompjuterike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: