Policia e Vlorës lajmëron se ka arrestuar dy persona, të cilët ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve.

Në prangat e policisë ka rënë një 48-vjeçar dhe një shtetas me inicialet F.L, të dënuar për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia vë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit G. K., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qënë me urdhër-mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit F. L., banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb