SHBA

Babai i aktores amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje. Ish-bashkëshortja e tij, Kate Major e ka akuzuar Michael Lohan duke pretenduar se ai do ta sulmonte në shtëpinë e saj.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti, deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Sipas Kate, bashkëshorti kishte kërkuar për shërbime eskorte gjatë një udhëtimi në Houston. Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton. Ndërkohë, Lindsay ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje dhe arrestimin e të atit.

Lindsay Lohan Recalls Mistake Attempting Help Refugee Family
Lindsay Lohan Recalls Mistake Attempting Help Refugee Family

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: