Policia e Beratit ka vendosur në pranga një 35-vjeçari, pasi dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Policia bën me dije, se gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçariit E. M., janë gjetur, një armë gjahu pa leje, një shpatë dhe një sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga shërbimet e Policisë, shtetasit E. M. iu gjet një armë gjahu pa leje, një mjet prerës (shpatë) dhe një mjet prerës sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb