3 pronarë subjektesh në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Për këtë shtetas u vendos dhe masa administrative 1.000.000 lekë.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: