TIRANE-Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në familje. Specialistët e Policisë së Komisariatit Nr 3 në kryeqytet kanë arrestuar në flagrancë Aljon Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases D. Ç., 31 vjeçe.
Ndërkohë policia e Kavajës ka arrestuar Hysni Gj., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L. Gj., 40 vjeçe si dhe ndaj D. Ç. dhe L. Gj.
Ndaj personave të dhunuar u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Kavajë për veprën penale “Dhuna në familje”.
(d.d/BalkanWeb)