Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi kanë ushtruar dhunë në familje. Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Hasan Arapi 30 vjeç, banues  në fshatin Zgjanë, Lushnje, pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A. A., 30 vjeçe.

Ndërkohë specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Albion Pashaj, 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, shtetasen L. P., 44 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb