TIRANE

Variçet janë një problem shqetësues. Shumë persona ankohen për dhimbje të forta apo edhe për një pamje jo shumë të mirë kryesisht të këmbëve. Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ofron zgjidhje përmes bimëve.

Nga përvoja e tij dhe kontakti direkt me pacientë të shumtë, sugjeron uthullën e mollës apo hudhrës shoqëruar me degëza menteje apo gështenja të shtypura. I ftuar në studion e emisionit “Vila 24” në  “News24”, Merja tha se këmbët me variçe lyhen me uthull molle apo hudhre të holluara me ujë në raportin 1 me 3.

Hapi i dytë është ngritja e këmbëve mbi nivelin e zemrës dhe lëvizja e tyre si në një pedalim. Më tej Merja foli edhe për ekstraktin e variçeve i cili përgatitet prej tij dhe mbahet në këmbë më gjatë duke mos u shpërlarë. Shkak i krijimit të variçeve sipas Merjas janë duhanpirja, kolesteroli i lartë, faktori gjenetik, hemoglobina e lartë, eritrocitet e rritura, qëndrimi gjatë në këmbë apo mbi taka si edhe puna në ambiente me lagështirë. Variçet shkaktojnë shqetësime serioze duke penguar ritmin normal të ditës së pacientëve.

Në bisedë me moderatoren Androniki Kolka tha se për të shmangur krijimin e variçeve apo edhe për të lehtësuar situatën duhet të eleminojmë përdorimin e kripës pasi ndikon në trashjen e gjakut dhe rritjen e presionit në vena. Për ta rizgjuar lëvizjen e mirë të gjakun në trup boronica e zezë është një aleat i shëndetshëm i shoqëruar me kos apo edhe në një çaj të thjeshtë. Boronica i jep venave elasticitet dhe gjallëri. Në fund Merja thekson përdorimin e bimëve që të mos shkohet tek nderhyrja kirurgjikale e cila me shkurtimin e venave, nuk jep zgjidhje të mira gjithmonë, por mund ta rëndojë gjendjen e krijuar.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: