Në konferencën e zakonshme përpara seancës stërvitore përpara sfidës ndaj Polonisë në transfertë, ditën e enjte në orën 20:45, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, ka folur sulmuesi i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni.

Ai u u shpreh besimplotë për këtë takim të rëndësishëm të Shqipërisë: “Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve, do të japim maksimumin sepse asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm.”

Besimi – “Kur sulmuesit shënojnë ekipi ka më shumë besim, por të gjithë jemi së bashku dhe nuk e kemi vëmendjen se kush shënon.”

Pozicioni në fushë – “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar, e vendos trajneri pozicionin tim në sulm.”

Grupi – “Jemi duke folur për futbollistë të nivelin e lartë në futboll, mendoj se ne mund të luajmë me çdo kundërshtar. Kur është grupi i njëjtë ne i dimë karakteristikat dhe i dimë lëvizjet e tyre.”

Ambicia – “Unë hyj për çdo ndeshje për të fituar dhe shpresojmë që do t’ia dalim. Kam shënuar katër herë dhe kam asistuar katër herë në Champions dhe dua që të vazhdojmë këto ritme.”

Ferencvaros – “Normalisht që jam i përqendruar tek Ferencvaroshi, e mira nuk ka fund, por dua të përqendrohem tek Ferencvaros.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb