Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale, disa foto të punonjësve të pastrimit, të cilët edhe pse ditë pushimi janë angazhuar me punë.
Ata kanë fshire disa grafite që janë shkruar nëpër mure në Qyteti Studenti, pikërisht sot (8 dhjetor) në Ditën e Rinisë.
“Po punonjësit e pastrimit të Bashkisë si e kaluan Ditën e Rinise, që për të gjithë qe pushim?
Vetëm në Tiranë gjen pseudo-marksiste të cilat nxjerrin klasën punëtore të fshijë grafitet nga Qyteti Studenti në ditë pushimi. (Marksi po rrotullohet në varr)”, shkruan Veliaj.
Po punonjesit e pastrimit te Bashkise si e kaluan Diten e Rinise, qe per te gjithe qe pushim?
Vetem ne Tirane gjen pseudo-marksiste te cilat nxjerrin klasen punetore te fshije grafitet nga Qyteti Studenti ne dite pushimi.
(Marksi po rrotullohet ne varr)#ChampagneMarxists 🥂🤮 pic.twitter.com/KrbmplFF86
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) December 8, 2021