NGA MENTOR KIKIA*

Fillimisht frikë, pastaj habi e në fund lumë sharjesh. Kjo qe ajo që shkaktoi publikimi i disa fotove ku tregoheshin nja 4-5 makina të mbushura me njerëz të mbuluar me carcafë të zinj, burka, si krushqi talebane që po shkonin të merrnin nusen. Në pikun e panikut, pas akteve terroriste në Francë, Belgjikë, Egjipt…, dhe kur në Tiranë policia është armatosur dhe patrullon me Kallshnikovë nëpër rrugë, një bicim këngëtareje do regjistronte një videoklip, pikërisht me një kope njerëzish të veshur me burka. Fshati digjet …..i thonë kësaj, por nejse, nuk është faji i saj. Ajo s’besoj se ka dëgjuar, lexuar, apo parë ndonjë gjë nga këto që kanë ndodhur e po ndodhin, ndaj shkruante më pas “relax people, është thjeshtë një videoklip”. Reagimi i publikut në atë mënyrë ishte mëse i justifikuar pasi po terrorizohet, më shumë nga paniku sesa nga ajo që realisht mund të ndodhë. Problemi qëndron tek policia, që thotë: Po neve pse nuk na njoftoni. Unë dua të bëj disa pyetje:
|
-A mos vallë duhej të merrte leje në polici kjo këngëtarja për një gjë të tillë?
-A është shkelje e rregullores së qarkullimit rrugor që njerëzit të hipin sipër kabinës së makinës, qofshin me burka, pa burka apo edhe pa brekë fare?
– Si ka mundësi që makinat e mbushura me njerëz në këtë fare feje kalojnë në një rrugë, siç është unaza e re që të shpie në TEG, ku ka të paktën dy patrulla policie me nga 2 policë që mbajnë nga dy blloqe gjobash në duar dhe që nuk të falin po e tejkalove shpejtësine edhe 3 km(apo këta janë vetëm për gjoba dhe s’u punon radioja për ndonjë punë tjetër)?
-Po sikur, p.sh Noizit, ti shkrepet të bëjë një videoklip me Rambo në sheshin Skenderbej dhe të dale aty më bomba e mitraloz, tu vërë flakën ca makinave e të thotë: Relax people, mos kini frikë, është thjeshtë për tju futur frikën.
-Po sikur dikujt ti shkrepë në mendje edhe të ngarkojë vertet një makinë me kamikazë e armë, shoqëruar nga një kameraman, dhe të rrethojë TEG-un e të marrë nja 2000 njerëz peng, e pastaj e tu thotë atyre dhe policisë bashkë: Relax people, thjesht po bëjmë një video me bum-bum?
E fundit: Unë nuk besoj realisht se ISIS ka ndonjë plan të bëjë ndonjë hata këtu, pasi përvecse u kemi dërguar ca bazhibozukë, s’i kemi bëri ndonjë të keqe. Por gjithsesi, nëse ndonjë hajvani këtu (ka sa të duash për hir të së vërtetës) do ti teket ta bëjë, këtu e bën kur të dojë, pasi ne me masa kuptojmë tu japim nga një kallash policëve në krah dhe atij që vë bombëm ti themi: Puna marë, a u lodhe or ti?

Vaj-medet për masat tona kundër terrorizmitFillimisht frikë, pastaj habi e në fund lumë sharjesh. Kjo qe ajo që…

Posted by Mentor Kikia on Sunday, November 22, 2015

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb