Efektet pozitive të konsumimit të limonit dhe të vajit të ullirit njihen që nga kohët e lashta, por të kombinuar së bashku ky produkt mund të konsiderohet si një mrekulli për shëndetin. Në Greqinë dhe në Romën e lashtë, vaji i ullirit është quajtur si ‘ar i lëngshëm’ dhe sipas hulumtimeve të ndryshme, vaji i ullirit duhet të përfshihet në të gjitha dietat.

Vaji i ullirit përmban antioksidantë, vitamina B, fosfor, kalium, proteinë, karbohidrate e shumë minerale dhe vitamina tjera. Më këta dy përbërës shëroni sëmundjet reumatike, nëse e konsumoni atë rregullisht në mëngjes në stomakun bosh.

Gjithashtu, gjatë konsumimit në mëngjes shëroni edhe mëlçinë. Për sëmundjet e mëlçisë, veshkave dhe fshikëzës së tëmthit, preferohet pak vaj ulliri, limon dhe ujë 1 orë para se të hani mëngjes. Ndërkaq, për sëmundjet e zemrës dhe kolesterolit të tepërt, vaji i ullirit përmirëson qarkullimin e gjakut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: