Vaji i peshkut njihet për efekte pozitive të shumta në shëndet, si reduktimi i mundësive për sëmundje në zemër, kanceri, depresion, hiperaktivitet, etj.

Suplementi omega-3 që gjendet në këtë vaj, përveç efekteve të lartpërmendura, mund të ndihmojë edhe tek duhanpirësit, duke i ndihmuar që të heqin dorë nga ky ves.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Haifas në Izrael, ky acid yndyror ul nevojën për nikotinë.
Duhanpirësit, të cilëve iu dha çdo ditë kapsula omega-3 përgjatë 1 muaji, ulën dozën e konsumit të duhanit me 11%.

Pirja e duhanit ul nivelin e acideve yndyrore në tru, sidomos atë të Omega-3.

Mungesa e omega-3 dëmton strukturën qelizave nervore dhe ndërpret komunikimin midis nervave në disa pjesë të trurit, ku bën pjesë ndjesia e kënaqësisë.

Sipas shkencëtarëve, këto pjesë të trurit janë esenciale në vendimmarrje dhe shumë të rëndësishme sa i përket varësisë, ndaj mungesa e omega-3 bën që trupi ta ketë të vështirë që t’i rezistojë dëshirës për një tjetër cigare.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: