Në shekullin e 10-të, mjekët arabë e përdornin sherebelën për të kthjelluar mendjen. Ndër shekuj sherebela është përdorur për të kuruar probleme të rrugëve të frymëmarrjes.

Murgjit e mesjetës e kanë bërë shurup duke e kombinuar me mjaltë dhe uthull molle dhe e kanë përdorur si ilaç kundër kollës, ftohjeve, dhimbjes së grykëve dhe bronkitit, shkruan “shëndeti”.

Kinezët e lashtë e kanë këmbyer një kuti sherebele nga Hollanda me tre kuti çaji të zi. Ata e kanë përdorur si konservant, si ilaç por edhe si aromë. Një përdorim tjetër popullor ka qenë konservimi i mishit me sherebel të tharë dhe kripë, në mënyrë që të ruhej për një kohë më të gjatë.

Vaji i Sherebelës përdoret në çdo infeksion. Gjithashtu, mund të përdoret pa asnjë efekt anësor për dhimbjen e kokës, migrenën, sinozitin, dhimbjen e stomakut dhe për shumë sëmundje të tjera, pasi rigjallëron qelizat.

(BalkanWeb)