Hipertensioni, ose presioni i lartë i gjakut, ndikon në një në tre britanikë dhe mund të çojë në dështimin e zemrës, sëmundjen e veshkave, sulmin në tru dhe demencën vaskulare.

Megjithatë, shpesh nuk ka simptoma dhe mund të mos trajtohet për vite me radhë – shifrat nga Public Health England thonë se mbi 5 milionë njerëz nuk janë në dijeni se kanë presion të lartë të gjakut, duke e bërë atë një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për vdekjen e parakohshme.

Gjenetika luan një rol në shanset për të vuajtur nga hipertensioni, si mosha, gjinia dhe raca. Por ka shumë faktorë që mund të kontrollohen kur është fjala për gjasat për t’u prekur nga sëmundja.
Përdorimi i përditshëm i vajit të ullirit, rreth 40 gramë në ditë, zvogëlon dukshëm dozimin e ilaçeve të presionit të gjakut me rreth 50 për qind në pacientët me hipertension.

Si rrjedhim, nëse yndyra të tjera në dietë, si gjalpë, vaj vegjetal ose vaj kokosi, zëvendësohen me vaj ulliri ekstra-virgjëror, njerëzit që pinë ilaçe për presionin e lartë të gjakut mund të jenë në gjendje të reduktojnë dozën e tyre.

Dieta Approaches to Stop Hypertension, po ashtu rekomandon vaj ulliri. Krijuar nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Institutit të Mushkërive dhe Gjakut me bazë në SHBA, kjo dietë me vaj ulliri ndikon te njerëzit të kenë nivele më të ulëta të kolesterolit.

Nëse ndiqet për dy javë, dieta DASH mund të ulë presionin e gjakut sistolik të një personi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: