Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me gjendjen shëndetësore të 4 anëtarëve të familjes Gjoka, që u plagosën rëndë dje nga shpërthimi i bombolës së gazit dje në hotelin e tyre. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm, ku nëna me 3 fëmijët e saj kishte shkuar për të pastruar.

Në një lidhej live nga QSUT-ja gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj tha se gjendja e 4 familjarëve vijon të jetë e rëndë, por nuk është përkeqësuar.

Sipas tij, duke iu referuar burimeve mjekësore, 3 fëmijët, përkatësisht të moshave 19, 15 dhe 12 vjeç, ka djegie në 90% të trupit, ndërkohë që nëna e tyre, ka 60% të trupit të djegur. Mjekët i kanë thënë gazetarit Skëndaj se ata nuk mund të transferohen në Itali, pasi gjendja e tyre është shumë e rëndë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb