LEZHË

Një vajzë 24- vjeçare ka bërë për spital një djalë në Lezhë teksa gjatë një sherri e ka goditur me thikë.

F.M, 24 vjeçe është arrestuar nga Policia kurse i plagosuri A.M, u transportua tek spitali i Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe një person i tretë, A.Sh, për të cilin nuk dihet se çfarë roli ka pasur në këtë sherr.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Lezhë

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb