E bija e opozitarit rus Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg, ka marrë çmimin “Saharov” –mirënjohjen më të lartë të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut –në emër të tij gjatë një ceremonie në Strasburg. Daria Navalny e mori çmimin në Parlamentin Evropian më 15 dhjetor disa muaj pasi babai i saj, njëri prej kundërshtarëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin përfundoi në burg pas një rasti i cili konsiderohet politikisht i motivuar.

E bija e opozitarit rus e quajti çmimin “mirënjohje ndaj aktiviteteve të babait të saj dhe punës të cilën po e bëjnë bashkëpunëtorët e tij tani”. Ligjvënësit evropianë më 20 tetor e zgjodhën Navalnyn si fitues për këtë vit për lirinë e shprehjes, duke thënë se “me dinjitet udhëhoqi fushatën kundër korrupsionit dhe regjimit të Putinit”.

E çmimin për të, opozitari rus ua dedikoi “të gjithë luftëtarëve të korrupsionit kudo në botë”. 45-vjeçari u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Moskë pasi po shërohej në Berlin nga helmimi që disa laboratorë në Perëndim konstatuan se vinte nga një agjent nervor i nivelit ushtarak. Navalny pohonte se helmimin e urdhëroi direkt presidenti rus, Vladimir Putin gjë të cilën Kremlini e mohon.
Bashkimi Evropian më pas vendosi sanksione ndaj zyrtarëve rusë për helmimin dhe burgosjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: