Vajza e supermodelës Cindy Crawford, është kurorëzuar Modelja e Vitit në Fashion Awards 2018.

Vetëm 17 vjeç, Kaia Gerber është bërë modelja më e re që nderohet me këtë çmim.

Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow për të marrë në shtëpi çmimin prestigjioz.

Kjo është një arritje e pabesueshme për adoleshenten që filloi modelimin shtatorin e kaluar, vetëm 4 ditë pas ditëlindjes së saj të 16-të.

Ajo bëri debutimin e saj në shfaqjen e modës së Calvin Klein pranverë/verë të vitit 2019, gjatë Javës së Modës në New York.

Viti 2018 padyshim që është një vit i madh më Kaia Gerber, e cila ka pushtuar pasarelat e shtëpive më të mëdha të modës si Burberry, Versace, Alexander Wang dhe Valentino.

Kaia u mbështet nga familja e saj gjatë mbrëmjes së madhe ndërsa eci në tapetin e kuq me një fustan mahnitës të Alexander McQueen. Ajo u shoqërua nga mamaja Cindy Crawford, babai Randy Gerber dhe vëllai më i madh, Presley Gerber.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb