TIRANE – “Popull teveqel! Popull që pjell “horra” dhe meriton të qeveriset prej tyre!” Kështu e ka nisur statusin e saj në “Facebook”, vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika, e cila i referohet reagimeve pas publikimit të fotove intime të ish-ministrit Dritan Prifti. Sipas Dokles, më shumë flitet për moralin e fotove se sa për problemet e vërteta që shqetësojnë vendin.

“Popull teveqel!
Popull qe pjell “horra” dhe meriton të qeveriset prej tyre!
Më shumë merren me b…. jashtë të Dritan Priftit se me pasuritë që i vidhen përditë, dinjitetin që i shkelet çdo minutë, shpresën që i vritet çdo sekondë.
Për ç’moral flisni, o qyqare?
Ju “shkepin” përditë dhe ju prapë me gruan e komshiut merreni…
Këtë dhe pak e keni!”- shkruan Dokle në profilin e saj në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: