TIRANE

Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina sot ka ditëlindjen. Mes urimeve të shumtë nga miq e familjarë më i bukuri dhe më emocionuesi ishte ai i nënës së saj.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Eli kujton momentin e lindjes së vajzës në materntietin e Korçës, dhe të gjitha vuajtjet e asaj dite që ia vlen kur mori në krahë engjëllin e saj.

Untitled 22
Untitled 22

“Në datën 26 mars të vitit që u linde ti Jeta ime, ndodhesha ne maternitetin e Korçës, vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrire në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj. Në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes.. u gëzova që me në fund do të shihja fytyrën tënde.. u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje.. dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë më thoshte hajde merrja një këngë ! (Për shaka)në momentin e fundit me treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth orës 2:30 të datës 27 mars, me një goxha prerje, mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli.. vajzë ❤️ prita e prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin.. në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë ..ndjesia ishte hyjnore, m’u ngroh i gjithë trupi, shpirti, Zemra , Edhe ? Marina ime!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb