TURQI- Vajza e presidentit Rexhep Taip Erdogan, Sümeyye Erdogan pritet të kandidojë në zgjedhjet politike të qershorit në Turqi.

Sümeyye Erdogan është e re, shumë e bukur dhe një myslimane e devotshme. Ajo shihet si trashëgimtarja e përsosur politike e babait Rexhep. Sümeyye paraqet profilin e përsosur për të rinovuar dhe përjetësuar kthesën që ka sjellë Erdogani në jetën e përditshme turke gjatë 15 viteve të fundit. Sümeyye myslimane praktikuese me rezultate të shkëlqyera jashtë vendit, shumë e rezervuar, por edhe shumë e vendosur: e gatshme të përballojë sfidat e politikës, nën udhëheqjen vigjilente të babait Rexhep.

Rexhep Taip Erdogani është një personazh kontrovers në shumë drejtime. Ai është i dashur nga një pjesë e mirë e qytetarëve turq, ndërsa jashtë vendit kritikohet shpesh për politikat autoritare dhe filoislamike që ndonjëherë rrezikojnë në kufijtë e kultit të personalitetit.

Erdogan po përgatitet të ndihmojë të bijën për të hyrë në rrugën e politikës. Edhe politikanë të tjerë më parë e kanë bërë këtë gjë, duke ndihmuar “trashëgimtarin” e zërë vendin e tyre ndoshta edhe më lart.

Kështu duket që Sümeyye Erdogan trashëgimtarja e Erdogan është e gatshme të kandidojë në radhët e EKP, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila është një me babanë e saj super të pushtetshëm. Sümeyye pritet të kandidojë në zgjedhjet politike të 7 qershorit.

Sakaq në media ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas gazetës La Stampa, gjithçka është gati.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb