IRAN

Teksa homazhet për gjeneralin Qasem Soleimani në Iran vijojnë prej së shtunës, vajza e tij Zeinab Soleimani mes turmës së mijëra iranianëve ka kërcënuar SHBA dhe Izrael duke thënë se ditë të zeza do të vijnë këto vende.

Sipas CNN, ajo ka akuzuar Donald Trump-in se kërkon përçarje mes Iranit dhe Irakut dhe se është një vegël në dorë të Izraelitëve. Por ajo thotë se vrasja e babait të saj, gjeneral Qasem Soelimani vetëm sa ka bashkuar më shumë dy popujt dhe ka shtuar urrejtjen ndaj SHBA-ve.

“Trump, ti kumarxhi, plani yt i keq për të shkaktuar ndarje midis dy kombeve të Irakut dhe Iranit me gabimin tuaj strategjik në vrasjen gjeneralit Qasemit dhe Abu Mahdi ka dështuar dhe ai ka shkaktuar vetëm unitet historik midis dy kombeve dhe urrejtjen e tyre të ndërsjellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, “tha Zeinab Soleimani.

“Hej Trump, ti i çmendur, je simbol i idiotësisë dhe një vegël në dorën e ndërkombëtarëve zionistë (lëvizja nacionaliste e hebrenjve). Krimi amerikan shpreh shpirtin e kriminalitetit dhe bullizmit që mbulon gjithë krimet e përgjakshme, veçanërisht në tokën e Palenstinës”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb