Lily Rose Depp në setin e saj të ri fotografik i bën homazh një prej modeleve më ikonike të kohës, Kate Moss.

Vajza 23-vjeçare e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis është fotografuar për numrin e pranverës të revistës “iD” dhe mes fotove ishte një në të cilën ajo ka pozuar me një nga fustanet më të famshëm, me të cilin ishte shfaqur Moss.

Ky është fustani i tejdukshëm që ylli veshi në festën e agjencisë modeling ‘Elite Model’ në Londër në vitin 1993.

Pamja e saj në atë kohë, pa sytjena dhe me të brendshme të zeza, u diskutua shumë, ndërsa për një kohë të gjatë ishte “tendenca e fundit”. Lily Rose Depp zgjodhi jo vetëm të veshë copën në fjalë, por të ringjallte të gjithë look-un në setin e saj fotografik.

Ndonëse Kate Moss ishte ish-partnerja e babait të saj dhe në fakt, një nga dashuritë më “të zjarrta” që ka jetuar, Lily Rose Depp nuk dukej e interesuar për këtë.

Kur u takuan në vitin 1994, vetëm një vit pasi ai u nda nga “gruaja e jetës së tij”, Kate Moss ishte një modele 20-vjeçare që udhëtonte nga një vend në tjetrin, duke u përpjekur të vendosej në industrinë e modës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Karriera e tij tashmë kishte marrë hov me rolet eksentrike që Tim Burton zgjodhi për të, si në “Scissors” në vitin 1990, por djali “dashamirës” i Hollivudit ishte zhdukur me Winonën. Takimi i tij i parë me Kate Moss ishte në Cafe Tabsc në Nju Jork. Njohja mes tyre lindi nga një njohje e përbashkët nëpërmjet fotografit dhe shkrimtarti, George Wayne, i cili shoqëroi modelen atë ditë.

Marrëdhënia e tyre mund të përshkruhet si kaotike, pothuajse katastrofike për të dyja palët. Johnny Depp ende nuk ishte “rikuperuar” nga ndarja e tij me Winonën, gjë që e bëri atë të sillej nervozisht dhe në mënyrë të paarsyeshme ndaj atyre që e rrethonin dhe rrjedhimisht edhe ndaj Kate Moss.

Raporte të panumërta janë shkruar për luftimet e tyre epike. Megjithatë, pika e fundit ishte sherri i tyre në shtator të vitit 1994, i cili më në fund përfundoi në komisariat, pasi aktori shkatërroi dhomën e hotelit ku qëndronte me modelen e njohur, në Nju Jork.

Johnny Depp u arrestua për shkatërrimin e pronës së huaj. Dëmi më në fund ka kushtuar… 10 mijë euro, që i është vendosur si gjobë për dëmin që shkaktoi.

Megjithëse Johnny Depp i dha fund lidhjes së tyre në vitin 1998, ai i tha revistës Hello se “ndihej plotësisht budalla për atë që ndodhi dhe prishi marrëdhënien e tij me këtë grua” dhe mori përgjegjësinë e plotë, duke thënë se nuk i kushtoi asaj vëmendjen që meritonte.

“Nëse nuk do të kisha vepruar si idiot, mendoj se do të ishim ende bashkë. Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, por e ndërpreva sepse isha shumë i mjerë. Madje e urreja veten dhe ajo nuk e duroi dot më këtë sjellje dhe nuk e fajësoj. Ju jeni shtrirë në shtrat, duke pirë paketën e pestë të cigareve dhe po pyesni veten se si keni arritur të prishni diçka kaq të mirë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb