TIRANE- A e mbani mend atë këngëtarin me flokë të verdha kaçurrele, që i ka kënduar shpeshherë dashurisë dhe jo vetëm? Bëhet fjalë për këngëtarin e muzikës tallava, Sabianin, i cili ka edhe një vajzë 15-vjeçare, për të cilën duket se ka punuar fort që të mos i mungojë gjë.
Kejsi 3
Po të shohësh profilin e Keisit, ajo shihet shpesh në udhëtime dhe pranë makinave luksoze. Vajzës, siç shprehet vetë këngëtari, i pëlqen shumë modelimi, e ndoshta fotot me të cilat mbush instagramin e saj nuk janë nga jeta e përditshme, pasi trukohet më shumë se sa moshataret e saj.
Kejsi 2
Megjithatë, 15-vjeçarja është aq bukuroshe, sa këngëtari ka të drejtë që e ka pikë të dobët. Të shumtë janë ndjekësit e saj në Instagram, e vetë Keisi sigurohet që të postojë sa më shumë foto.
Kejsi 6
Pak ditë më parë, në një intervistë Sabiani u shpreh se kishte një marrëdhënie mjaft të mirë më vajzën, madje e kishte edhe si shoqe. “Fillimisht kur u bë pjesë e jetës sime, i thosha vetes “a është fëmija im” por tashmë që është rritur 15 vjeç ndjej se jam ky që jam vetëm prej saj. Kam një raport mjaft të mirë dhe mundohem që të jem një baba dhe shok i mirë për të. Ndonjëherë më shoqëron edhe në koncertet e mia. Kur ka qenë e vogël kishte shumë dëshirë të bëhej balerinë dhe me thënë të drejtën nuk kam imponuar as indirekt që ajo të jetë pjesë e muzikës, por kam vënë re se është e talentuar. Këtë gjë e vendos koha dhe i madhi Zot nëse ajo do të jetë në muzikë apo jo. Tashmë është e angazhuar disa herë si fotomodele, por ndoshta mund të shohim edhe në muzikë”,- thotë këngëtari.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: